Flash News

KRYESORE

Kritika dhe këshilla e Besnik Mustafaj për Ditmir Bushatin

Kritika dhe këshilla e Besnik Mustafaj për Ditmir Bushatin

Publicisti Besnik Mustafaj është shprehur në lidhje me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i takon çështjes së detit. Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj kishte një kritikë për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Kritikat e mia për Bushatin janë për temperamentin e tij. Ai tregon se është më i ri se sa duhet për detyrën që mban. Jep shpesh shenja padurimi. Jep shenja që nuk duhet t’i japë, besoj se i ka në temperament, se një ministri të Jashtëm nuk i lejohet kurrë të bëhet nervoz e të humbasë durimin. Ministrat e jashtëm nuk duhet të bien në kurthin e padurimit përballë të tjerëve”, tha Mustafaj.

Duke folur për negociatorët që Bushati ka përzgjedhur për bisedimet me Greqinë, ish-ministri i Jashtëm kishte një këshillë duke thënë se “në ekipin negociator nuk duhet të përfshinte njerëz të diskutueshëm pasi problematika që përmban marrëveshja do ti shtoheshin dhe këto diskutime”.  

 

Të fundit