Flash News

KRYESORE

Kritika e Rummenigge: Neymar kushton më shumë se Allianz Arena

Kritika e Rummenigge: Neymar kushton më shumë se Allianz Arena

Transferimi i yllit brazilian Neymar nga Barcelona tek PSG për 222 milion euro “tronditi” në fakt gjithë botën e futbollit. E në këtë kontekst presidenti i këshillit drejtues të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka shprehur në një farë mënyrë pakënaqësinë e tij për këtë lloj merkatoje që është bërë trend në futboll.

Në një intervistë për ‘Sport Bild’ është shprehur kundër kësaj manie të merkatos futbollistike për të shpenzuar qindra milionë euro vetëm për transferimin e një lojtari. “Neymar kushton pak më shumë se stadiumi ynë Allianz Arena. Pas gjithë këtyre diskutimeve për blerjen e Neymar nga PSG, unë mund të pyes se kush është më i rëndësishëm, Neymar apo Allianz Arena? Dhe e them qartësisht se “Allianz Arena” është më i rëndësishëm se transferimi i Neymar”, ka theksuar ai.

Rummenigge ka bërë të ditur gjithashtu që “Bayern nuk mund dhe nuk dëshiron që të hyjë në “karuselin” e këtyre miliona e milionave për transfertat e kësaj natyre”.

Të fundit