Flash News

KRYESORE

Kritika për muzikën që bën Luana, moderatorja me një projekt të ri me muzikë popullore

Luana Vjollca është munduar shpesh herë të binde fansat dhe jo-fansat e saj që di të këndojë por përveç hireve të saj, këngët që ka publikuar nuk kanë pasur sukses.

Që pas mbarimit të emisionit të saj “Shiko kush luan”, Luana po i përkushtohet një projekti muzikor, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.

Në një video në Instastory, Luana dëgjohet teksa këndon “Tumankuqen”, por duket që kënga është e punuar dhe nuk po e këndon live.

Ajo që bie në sy gjithashtu, është se mundohet që të kopjoje Elvana Gjatën në “lulet” siç quhen në muzikë, pasi edhe Elvana e ka kënduar shpesh këtë këngë.

Nuk dihet nëse kjo këngë është thjesht prove e Luanës në studio muzikore apo po përgatitet për ndonjë projekt me kolazhe. Meqë nuk i eci në muzikën e lehtë, ndoshta do provojë në ndonjë kolazh popullor.

Të fundit