Flash News

KRYESORE

Kritikat e Arian Çanit për mikun e tij: “Astrit, 90% e njerëzve të bëjnë copë”

Kritikat e Arian Çanit për mikun e tij: “Astrit, 90% e

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat ndaj mikut të tij të vjetër, Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar nje parti politike ne kete moment. Në emisionin Zonë e Lirë,  Çani i tha Patozit se “në rrjetet sociale, 90% e njerëzve të bëjnë cope. Opinioni për ty nuk është as 50/50”. Përgjigja e Patozit në këtë rast ishte e shkurtër dhe pa ndonjë argument: “Na bëjnë reklame te mirë”.

Ish-nënkryetari demokrat është i vetëdijshëm se Bindja Demokratike mund t’i shërbejë direkt ose indirekt Edi Ramës, por kjo gjë nuk i intereson. Njëkohësisht, Patozi nuk ka ambicie për këto zgjedhje por për ato të vitit 2021, ndërsa vlerëson disa nga kandidatët partisë, si Arben Skënderin në Tiranë apo Valbona Sakollarin në Durrës.

“Mund t’i shërbejë Ramës, por mua nuk më intereson. E vetmja mënyrë që atij mos t’i interesonte ishte se PD dhe LSI të ishte bashkë me ne në zgjedhje. Në këto kushte, kur ata janë jashtë zgjedhjeve, atij i intereson se do të ketë më shumë opozitë në zgjedhje. Ky nuk është halli ynë, por i atyre. Ata le të futen në zgjedhje dhe kjo çështje mbaron. Po të mos ishim ne, Edi Rama do e kishte si emërim drejtorësh kryetarët e bashkive. Edhe nëse nuk fitojmë, po i prishim gjumin.  Arben Skënderin kemi për bashkinë e Tiranës.

Në Durrës është Valbona Sakollari, një zbulim i Bindjes Demokratike, kjo nuk është marrë kurrë me politike, vjen nga bota akademike… Ambicia ime nuk ka qenë kurrë të bëhem kryetar bashkie dhe kjo parti nuk ka ardhur për të marrë pushtet në këto zgjedhje, gara e kësaj partie është në zgjedhjet e ardhshme, hyjmë që të masin veten tonë, por dhe për t’i dhënë vendit një zgjidhje tjetër sepse dy palët ishin në krye të një marrëzie politike dhe gati për të shqyer njëri-tjetrin e t’i vinin flakën vetes”, përfundoi Patozi.

Të fundit