Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kritikat e ndërkombëtarëve ndaj opozitës, kryekëshilltari i CDU: Jo të gjitha të vërteta, informacionet vijnë të selektuara
Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze ka mbajtur një tjetër qëndrim sa i takon kritikave të ndërkombëtarëve, ndaj opozitës, pasi vendosi të djegë mandatet, duke dalë nga parlamenti.
Në një prononcim për mediat, Henze tha se jo çdo deklaratë e përcjellë nga ndërkombëtarët mund të jetë vërtetë, pasi informacionet sipas tij vijnë të pjesshme dhe të filtruara nga Shqipëria.
“Shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Europa duhet të jenë krenare që ekziston Partia Demokratike në Shqipëri, e cila merr dhe vendime demokratike. Çdo i zgjedhur në parlament mund të vendosë vetë se çfarë mund të bëjë me mandatet e saj. Në Europë ka mendime kontradiktore për vendimin e PD, jo çdo gjë që është transmetuar në Shqipëri lidhur me kritikat e Europës për djegien e mandateve është e vërtetë, sepse këtu vijnë informacione shumë të selektuara dhe filtruara. Opozitës në parlament i është mohuar e drejta parlamentare, pasi në këtë moment mungon Gjykata Kushtetuese. Pra, opozita nuk ka asnjë lloj të drejte për të apeluar vendimet e parlamentit. Ndaj dhe zgjedhja për largimin e opozitës nga parlamenti edhe mund të kuptohet.
Si mund të zgjidhet kriza aktuale
Henze: Ata që vendosin është populli, është ai që duhet të vendosë. Partitë politike janë të detyruara të dëgjojnë popullin. Mendoj se partitë duhet të bëjnë hapa përpara duke ardhur përballë njëra tjetrës dhe pa dyshim duhet të jetë zgjedhje të reja. të dyja palët duhet të tregojnë përgjegjësi, duke arritur në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet. ne si investiorë të huaj duam të vijmë në Shqipëri me kënaqësi të investojmë, por duhet më shumë siguri politike dhe ekonomike nga vendi, pasi kemi dëgjuar se niveli i korrupsionit është shumë i lartë.