Flash News

KRYESORE

Kritikat e opozitës për përbërjen e qeverisë, Lubonja: Këta merren akoma me komunistët dhe ballistët

Kritikat e opozitës për përbërjen e qeverisë, Lubonja:

Fatos Lubonja nuk i sheh serioze kritikat që bëhen nga opozita për emrat e rinj të ministrave, disa prej tyre ish-funksionar të regjimist komunist. Sipas Lubonjës, problemi është shumë serioz, pasi qeveria është fasadë dhe çdo gjë kontrollohet nga kriminelët, ndërkohë që opozita merret akoma me fëmijët e komunistëve dhe ballistëve.

“Një prej këta udhëheqëve të opozitës thoshte se kjo qeveri nuk është surprizë sepse janë bërë ministra fëmijët e komunistëve. Po pse akoma me këto do merremi ne pas 27 vitesh, me fëmijë komunistësh dhe fëmijë ballistësh? Këtu e kanë marrë kriminelët që nuk kanë ideologji, qeveria është fasadë”, u shpreh analisti në ‘News 24’.

Lubonja kërkoi distancimin e partive opozitare nga oligarkët në mënyrë që të tërheqin popullin pas vetes. Ai kërkoi një politikë komunitare nga opozita, ku qytetari të vendoset në qendër.

Fatos Lubonja: Largimi i Tahirit dhe Beqajt është tallje me njerëzit

Të fundit