Flash News

KRYESORE

Kritikat e Ramës për punësimet familjare, shembulli që vjen nga Durrësi. E gjithë familja në poste drejtori

Kritikat e Ramës për punësimet familjare, shembulli që vjen

Punësimi në administratën ishte një nga kritikat të cilat Rama u adresoi të tijëve gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste që u mblodh të shtunën. Rama paralajmëroi shkarkime sa i takon rasteve abuzive sipas tij ku pjesë e administratës janë emëruar familjarë apo kushërinj të kryeartëve të degëve të PS-së apo edhe të funksionarëve të tjerë socialist.

Rasti më tipik sa i takon asaj se çfarë është bërë me administratën duket se vjen nga Durrësit.

Të hënën u prezantua drejtoresha e re e spitalit të Durrësit, Nadire Jani. Ajo doli e dyta në konkursin që ministria e Shëndetësisë zhvilloi ndërkohë që është njëherësh edhe këshilltare bashkiake e PS-së në bashkinë Durrës. Politko.al ka mësuar se bashkëshorti i saj, Leonard Jani, mban postin e nëndrejtorit të Hekurudhës, ndërkohë që djali i saj, Elio Jani, është drejtor Juridik në portin e Durrësit.

Sot kryeministri Rama ishte në panairin e punës ku i ftoi punëkërkuesit të aplikojnë teksa përsëriti sërish se jo të gjithë mund të punësohen në shtet. Por ndryshe nga sa pretendon kreu i qeverisë, rasti i mësipërm tregon se ka raste ku e gjithë familja ja del jo vetëm të punësohet në administratë por të mbajë edhe poste të larta./Politiko.al

Të fundit