Flash News

KRYESORE

Kritikat e Vasilit për reformat e Beqaj në shëndetësi: Kam pasur rezervat e mia për koncesionet, unë nuk e kam bërë check-up

Kritikat e Vasilit për reformat e Beqaj në shëndetësi: Kam

I ftuar në studion e Eni Vasilit kreu i ri i LSI, Petrit Vasili ka folur mbi marrëdhëniet e koalicionit PS/LSI gjatë këtij mandati. Ai nuk ka nguruar të shprehi rezervat e tij në këtë aspekt.

“Mendoj se ka qenë një bashkëqeverisje që ka bërë punë duke çuar në drejtim të rrugës së reformave edhe pse kanë qenë kontraverse. Duke pasur para sysh reformën administrative dhe atë të drejtësisë kanë qenë sukses i kësaj bashkëqeverisje”-tha ai.

Koncesionet në shëndetësi?

“Kam pasur rezervat e mia për koncesionet dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë. Unë nuk e kam bërë check­up”.

Cili është dështimi i kësaj bashkëqeverisje?

“Kanabisi është një shqetësim që ka marrë shqetësim. Ka një jehonë mediatike në nivel botërorë. Ka pasur një mungesë të kontrollit lidhur me këtë çështje. Kjo është qaja me negative që ne nuk duhet ti ikim”.

Përgjegjësit, Xhafaj ka pranuar se policet janë të lidhur me narkotrafikanët?

“Mirë ka bërë që e ka pranuar”.

Të fundit