Flash News

KRYESORE

Kritikat për kryesinë e PD, Ina Zhupa: Tregojnë sa gjithëpërfshirës ishte procesi

Kritikat për kryesinë e PD, Ina Zhupa: Tregojnë sa

Përzgjedhja e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me kritika, që sipas Ina Zhupës, vijnë nga njerëz jashtë këtij procesi. Për zëdhënësen demokrate, këto kritika në fakt janë komplimenta për procesin sepse tregojnë sa gjithëpërfshirës ishte.

“Asgjë më shumë nuk tregojnë sesa gjithëpërfshiren në këtë kryesi dhe një model lirie për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, zbatim rigoroz të statutit, lexim të përpiktë të votës së lirë. Cilido mund të shtohej si kandidat nga Këshilli Kombëtar, cilido kandidat mund të vëzhgonte procesin, sikurse cilido kandidat mund të ankimojë në gjykatën e partisë dhe të rinumëroj votat e veta edhe sot”, shprehet Zhupa.

Zhupa thekson se në kryesinë e PD nuk gjendet asnjë individ me rekorde kriminale apo që nuk e njohin strukturat e partisë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Sot ne diten e mbledhjes se pare zyrtare se kryesise se re, ndjehem e privilegjuar dhe e nderuar qe si anetare e kryesise t’ju uroj te gjithe anetareve te tjere: Pune te mbare per rrezimin sa me te shpejt te qeverise Rama dhe rikthimin e demokracise ne vend.

Perzgjedhja e anetareve te kryesise se PD kaloj nje proces model demokracie, i vetmi i kesaj natyre ne gjithe partite politike shqiptare.

Ato te pakta kritika (qe vijne nga njerez jashte procesit) ne fakt jane komplimentat me te mira qe mund ti beheshin procesit, sepse tregojne sa gjitheperfshires ishte.

Pse ka te vjeter ne kryesi- thone disa, pse ka te rinj ne kryesi- thone disa te tjere!

Pse ka zera qe kane pasur krititicizem ndaj kryetarit ne kryesi- thone disa, pse ka zera qe kane pasur mbeshtetje ndaj kryetarit ne kryesi-thone disa te tjere!

Pse ka burra, pse ka kouta per grate-thone disa e disa!!!

Asgje me shume nuk tregojne sesa gjitheperfshirjen ne kete kryesi dhe nje model lirie per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur, zbatim rigoroz te statutit, lexim te perpikte te votes se lire.

Cilido mund te shtohej si kandidat nga Keshilli Kombetar, cilido kandidat mund te vezhgonte procesin, sikurse cilido kandidat mund te ankimoj ne gjykaten e partise dhe te rinumeroj votat e veta edhe sot.

Askush ama nuk do gjej ne modelin Basha per zgjedhjet ne kryesi, nje individ me rekorde kriminale, me lidhje me krimin, nje individ qe nuk e njeh partia, nje individ pa integritet profesional dhe shoqeror.

Ndaj sot jam e lumtur qe sebashku me kete ekip te ri drejtues do te marrim vendime te deleguara nga Keshilli Kombetar per protestat dhe aksionin e zgjeruar opozitar.

Të fundit