Flash News

KRYESORE

Kritikat për peshën dhe bullizimi, këngëtarja mbyll të gjitha rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë kthyer në një burim energjie negative për shumë përdorues të tyre, e në veçanti për të famshmit.  Kjo ka ndodhur edhe me Demi Lovaton, e cila shpesh herë është kritikuar nga fansat për peshën e saj.

Por ajo është lodhur nga gjithë kjo histori ndaj ka gjetur një zgjidhje për qetësinë e saj.

Demi Lovato lajmëroi të gjithë fansat se do të bëjë një pushim nga rrjetet sociale.

“Do bëj një pushim për disa kohë. Jini të sjellshëm.”- shkroi ajo në InstaStory.

Kjo erdhi disa ditë pasi një fans e bullizoi për peshën në Instagram. Ai kishte postuar një foto të saj bërë nga paparacët, ku shkruante: “Demi më shkruaj një mesazh që të diskutojmë një plan dietik për ty.”

Këngëtarja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrën e saj: “Në fakt po zgjedh të mos mbaj dietë dhe të mos bie pre e zakoneve jo të shëndetshme që rrezikojnë mendjen e shëndoshë apo shëndetin mendor. Por faleminderit për ofertën! Shumë e ëmbël.”

\

Të fundit