Flash News

KRYESORE

Kritikohet mbledhja e dy qeverive: Kosova dhe Shqipëria peng i Serbisë, mungon fryma bashkëpunuese

Kritikohet mbledhja e dy qeverive: Kosova dhe Shqipëria peng i

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albn Kurti është shprehur se mbledhja e përbashkët e qeverisë se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është në kuadrin e propagandës.

Për Kurtin, dy vendet janë të marra peng nga Serbia dhe si argumentoi përdori iterkonjeksionin e bllokuar 400 voltësh.

“...as për sektorin e prodhimit të energjisë eklektike nuk e kemi një strategji të përbashkët. Kosova e Shqipëria nuk po bashkohen. Por që të dyja janë  së bashku peng i Serbisë e cila na mbanë të bashkuar e të bllokuar interkoneksionin 400 voltësh tashmë të bllokuar. Pra jemi bashkë sepse jemi që të dyja peng i Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

“Na duhet një frymë bashkëpunuese. Treg i përbashkët. Konsullata të përbashkëta. Shkolla të përbashkëta policore e ushtarake. Program i njësuar arsimor. Dhe, raportim publik për realizimin e marrëveshjeve”, përfundoi lidëri i VV-së.

http://politiko.al/mbledhja-e-perbashket-e-dy-qeverive-kerkohet-ulja-tarifes-ne-rrugen-e-kombit/

Të fundit