Flash News

KRYESORE

Kritikohet sjellja e Panuçit pas ndeshjes me Izraelin: Trajner i papjekur, ‘merr flakë’ shpejt

Kritikohet sjellja e Panuçit pas ndeshjes me Izraelin: Trajner i

Pas fitores me Izraelin, trajneri Kristian Panuçi u shfaq disi arrogant në një prononcim që dha për TVSH-në, ku akuzoi analistët se humbjet ndaj Kosovës dhe Ukrainës i kanë fryrë më shumë sesa duhet.

“Ju e keni bërë të madhe që kemi humbur dy ndeshje kundër Kosovës [3:0] dhe Ukrainës [4-1], sikur kemi humbur dy finalte të Kupës së Botës. E keni fryrë shumë këtë histori”, ironizoi Panuçi.

I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit Sulejman Starova, i cili u shpreh se italiani nuk mund të konsiderohet ende trajner dhe se merr 'flakë shpejt'.

“Ai ka një defekt, akoma nuk është berë trajner dhe merr 'flake shpejt'; a ka mundesi të përgjigjet siç duhet kur pyetet? Ne pjesën e parë ne ishin inferiorë dhe luajtëm pa entuziazëm. Shpresoj te rrisin nivelin se me kete gjendje nuk kam besim te ky ekip”, theksoi Starova në TVSH.

Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, Panuçi i shpëton shkarkimit

Të fundit