Flash News

KRYESORE

Kritikoi Fatmir Xhafajn, Edi Rama përjashton “live” nga grupi deputetin e PS

Kritikoi Fatmir Xhafajn, Edi Rama përjashton “live” nga grupi

Vetëm një ditë pas kritikës së ashpër që lëshoi ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputeti i Partisë Socialiste, Gjetan Gjetani është përjashtuar nga grupi parlamentar. Vendimi është bërë publik nga vetë kryetari i PS, Edi Rama, gjatë fjalimit që po mbante në Asamble.

“Mirë ka bërë që nuk ka ardhur këtu deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër përveçse ka shantazhuar njerëzit dhe madje ka kërkuar të emërojë edhe drejtorët e policisë në Kurbin”, deklaroi Rama.

Gjetan Gjetani kritikoi dje ministrin Xhafaj për situatën kriminale në vend. Ai kërkoi që Xhafaj të thërritej në interpelancë në Kuvend për të dhënë shpjegime për bandat kriminale në të gjithë Shqipërinë.

“Në djall vaftë”, çfarë tha Gjetan Gjetani një ditë para se Rama ta përjashtojë nga grupi i PS

Të fundit