BE kritikon Britaninë e Madhe për negociatat pas Brexit: Ka mungesë stabiliteti

Qëndrimet e Britanisë së Madhe shfaqin mungesë “qëndrueshmërie” në negociatat e Brexit, vlerësuan sot zyrtarë të lartë të BE, disa ditë para çeljes së një sesioni të ri të tratativave në Bruksel.

Të njëjtët burimet pranuan para medias se nuk ishte ende e konfirmuar vendndodhja e takimit si në dy raundet e para që u mbajt në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, apo nëse do të niste të hënën apo të martën.

Stafet e përfaqësuesit të BE për Brexit, Michel Barnier, dhe homologut të tij britanik David Davis do të diskutojnë fillimisht tre çështjet kyçe në këndvështrimin e Bashkimit Evropian, e ardhmja e shtetasve evropianë në Britaninë e Madhe, fatura e largimit dhe e ardhmja e kufirit mes Irlandës dhe provinçës britanike të Irlandës së Veriut.

Me kushtin e arritjes së progreseve të kënaqshme në këto tre fusha që 27 vendet e BE do të pranojnë për të diskutuar konturet e marrëveshjeve tregtare që do të lidhen me Britaninë e Madhe pas largimit, programuar në marsin e 2019.