Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kritiku Genc Ruli mbështet Bashën: Situata në vend nuk e lejon të bëjë asnjë manovër tjetër
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli mbështet vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputeteve. I njohur si kritik i mënyrës sesi Basha e ka drejtuar partinë, Ruli gjithashtu kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor.
“Unë uroj të ketë qartësi dhe plan ku do shkojë deri në fund dhe të mos e lë planin në mes. Megjithatë, situata sot nuk e lejon të bëj manovra, por t’i përmbahet një qëndrimi të prerë. Vërtetë do ishte pak të themi që kjo ishte një protestë e PD, por këtu është një çështje më e madhe. Sa here të jetë ky sistem, do jetë sërish kjo tipologji. Partia Demokratike duhet ti thotë stop këtij sistemi”, deklaroi Ruli duke akuzuar Ramën:
“Problemi i Ramës është arroganca shpërfillëse. Një media të tërë i thotë kazan. Trupave të drejtësisë u thotë hajdut. Janë segmente të shoqërisë që përfaqësojnë vendin. Kjo llojë arrogance është atipike për shoqërinë shqiptare”, sqaroi Ruli qe kritikon edhe nderkombetaret per heshtjen per kanabisin dhe per rolin e tyre ne vetting, duke ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes ne vend.