Flash News

KRYESORE

Kritiku i Bashës: Denoncimet e opozitës të forta, qeveria e inkriminuar

Tomor Alizoti, ish drejtues i departamentit për ish të përndjekurit politikë në PD, sot i distancuar nga Lulzim Bashe dhe një zë i fortë kritik kundër tij, thotë se opozita e javëve dhe muajve të fundit në denoncimin e skandaleve të drogës ka qenë e fortë. Në ‘KAPITAL’ në Vizion Plus, Alizoti është shprehur se ” Opozita ka qenë e argumentuar e saktë dhe bindëse.

“Ka njerëz që thonë se këto janë lojëra mes Bashës dhe Ramës, unë nuk e besoj këtë. Opozita ka arritur t’i tregojë qartazi publikut se qeveria është e inkriminuar”, tha ai.

A është Alizoti në PD apo jashtë saj ? “Unë e kam kritikuar PD dhe udhëheqjen e saj. Por unë jam në PD sepse e fus veten te njerëzit konservatore dhe te djathtë. Unë dhe familja ime dihet që kemi vuajtur. Mendoj se thelbi I vuajtjes në vendin tonë ka qenë “mendimi ndryshe”.  Jo vetëm të djathtët, por edhe ata të majtë që fillimisht mendonin se komunizmi do të sillte begatinë, sapo filluan të mendonin ndryshe, përfunduan në burgje. Shqipëria ka vuajtur nga “mendimi ndryshe”.

Mos të harrojmë se demokracia në vetvete është produkt i mendimit kritik. Unë jam pjesë e PD pa asnjë diskutim, ajo nuk është e një njeriut të vetëm, qoftë ky edhe lider, por e gjithë demokratëve. Gjërat që do më pëlqejnë do i  them, nëse do ketë zhvillime për t’u kritikuar përsëri do ngre zërin tim.”- deklaroi Alizoti në ‘KAPITAL’.

Të fundit