Flash News

KRYESORE

Kritiku më i ashpër i Bashës: Djegia e mandateve, veprim radikal por i drejtë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, i njohur si një ndër kritikët më të ashpër të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha mbështet propozimin për djegien e mandatit të deputetëve. Kulluri thekson se me braktisjen e parlamentit, opozita i jep një goditje legjitimitetit të mazhorancës, ndersa kerkon bashkim te te gjithe faktoreve te djathte per t'a kthyer PD-në ne parti fituese.

“Djegia e mandateve te deputeteve nga opozita eshte nje veprim radikal por i drejte ndaj nje mazhorance krejtesisht ilegjitime! Vjedhja e taksave, sundim i krimit mbi ligjin, mos njohja e prones private si e drejte natyrore e njerezve, shkaterrimi i qeverisjes vendore, shkallmimi i sistemit arsimor dhe rrenimi ekonomik nuk mund te legjitimoheshin me nga opozita ne parlament! Por ky vendim eshte taktit sa edhe moral! Nese kjo nuk shoqerohet nga reformimi i PD-se ne funksionimin e saj dhe mbi te gjitha me krijimin e nje programi te djathte, te qarte dhe efektiv, efekti do jete me shume gjasa i pamfjaftueshem! PD duhet te bashkoje historine e saj, njerezit e saj dhe pritshmerite e shume grupeve sociale qe mund ta shnderrojne ate ne parti fituese te zgjedhjeve. Rruge tjeter nuk ka. Ndaj, e mbeshtes plotesisht kete vendim i cili duhet te pasohet nga vendime dhe veprime te tjera qe te rrisin shanset e PD per tu ofruar shqiptareve nje alternative me te mire qeverisese dhe jo nje te keqe me te vogel!”, përfundon Kulluri ne nje status te publikuar ne 'Facebook'.

Të fundit