Flash News

KRYESORE

Kritiku i Putin: Shërbimet e sigurisë po më gjurmojnë fëmijët

Kritiku i Putin: Shërbimet e sigurisë po më gjurmojnë

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, është ankuar sot se gruaja dhe fëmijët e tij janë duke u gjurmuar nga shërbimet e sigurisë, por thotë se nuk ka frikë ta sfidojë Vladimir Putinin për presidencë vitin e ardhshëm, pavarësisht rreziqeve.

Navalny, një avokat 41-vjeçar i cili i ka organizuar protestat më të mëdha kundër Kremlinit ndër vite, shpresoj se do të mund të garojë kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale në muajin mars, transmeton Express.

Ai ka thënë për Reuters se planifikon të bëjë thirrje për demonstrata të mëdha kundër qeverisë.

“Disponimi im është në përgjithësi pozitiv. I kam 125.000 vullnetarë. Njerëzit po dalim për të protestuar. E shoh se njerëzit po na përkrahin,” ka thënë Navalny.

Të fundit