Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kriza/ 90 minuta në zyrën e presidentit, përfundon takimi i Metës me Bashën dhe aleatët e PD
Ka përfunduar takimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e PD në zyrën e kreut të shtetit.
Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta. Mësohet se temë e diskutimit ka qenë debati i ashpër për emërimin e Gjykatës Kushtetuese, i hapur tashmë mes presidentit, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Kuvendit, ky i fundit miratoi edhe një rezolutë që rrëzonte dekretin e Metës për gjyqtaren Marsida Xhaferllari.
Po ashtu, mes tyre është diskutuar edhe rreth reformës Zgjedhore, një nga kushtet e Bundestagut Gjerman, për të cilën sot me ndërmjetësimin e OSBE po zhvillohet një tryezë e dytë mes përfaqësuesve të PS dhe PD.
Gjithsesi, pritet që në vijim presidenca dhe vetë kreu i PD të zbardhin takimin e zhvilluar mes tyre pas ftesës së presidentit për të diskutuar siç e ka cilësuar ai ‘situatën dramatike që po kalon vendi’.