Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Media në Shqipëri është në një gjendje të shëmtuar, bartëse dhe ushqyese njëherazi e disa prej sëmundjeve më të urryera të njeriut dhe shoqërisë. Ajo është një nga shkaqet e rëndësishme të të gjithë gjendjes së rëndë të vendit në çdo aspekt; krimit, korrupsionit, situatës në arsim, në kulturë, politikë dhe kudo. Ka së paku dy arsye për këtë gjendje: korrupsioni moral dhe injoranca e thellë.
Qeniet njerëzore në gjendjen e tyre të dhënë zotërojnë vetinë e oikofilisë: dashurisë për oikosin, që do të thotë jo vetëm shtëpinë, por njerëzit që janë në të dhe ngulimet rreth e rrotull që pajisin shtëpinë me konturin kohëgjatë dhe idenë e vazhdueshme të mirësisë. Roger Scruton, një nga filozofët më të njohur sot, thotë se oikos është vendi, i cili nuk është thjesht i imi dhe i yti, por i yni. Ai është skena e ndërtuar në vetën e parë shumës të politikës, lokusi, njëherazi i imagjinuar dhe real, ku “ndodh gjithçka”.
Virtyte si: të qenit i drejtë, respektues, të përgjegjshëm lindin përmes rritjes sonë si persona, duke krijuar vlera të domosdoshme. Për të përftuar këto virtyte, ne duhet të kufizojmë “arsyen instrumentale” që qeveris jetën e Homo oeconomicus. Njeriu nuk mund ta shohë gjithçka si të shitshme, nuk mund ta shohë gjithçka si çështje tregu. Ka gjëra që nuk kanë çmim, që nuk shiten dhe që nuk blihen. Kjo është vendosja e oikos tek oikonomia.
Njerëzit bëhen pjesë e një shoqërie “ne”- një vendi, një komuniteti dhe një mënyrë jetese që është e “jona”. Nevoja për këtë “ne” nuk është pranuar kurrë nga komunistët, internacionalistët apo nga revolucionarët socialistë. Homo oeconomicus është njeriu ideal për këto prerje dhe dihet se ç’i bëjnë një shoqërie prerje të tilla. Ky lloj njeriu është në zemër të medias sonë sot.
Drejtuesi i një prej emisioneve më të rëndësishme në Shqipëri shprehej kohë më parë gati me mburrje në një intervistë në gazetën “Panorama” se ai kishte për kriter të emisionit vetëm audiencën. “Shikuesi është mbreti ynë, thoshte ai, dhe ne kujdesimi vetëm të pasur një numër sa më të madh”. Ai i referohej vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër dhe thoshte se ne pamë se publiku ndiqte me ngulm çdo informacion që vinte nga ajo ngjarje. Ai shprehej se, “nëse shihesh je i suksesshëm dhe nëse jo, ke dështuar”.
Ky është një aspekt. Aspekti tjetër ndoshta edhe më i poshtër është ai i kontrollit politik të medias nga pushteti për qëllime të pushtetit. Pushteti është një përbindësh që mund të mos ua "hajë shpirtin" njerëzve vetëm duke qenë i ndarë dhe i kufizuar. Për këtë arsye ne, shoqëritë kanë bërë që qeveria të jetë nën kontrollin e parlamentit dhe të gjykatës, kanë bërë që parlamenti të jetë nën kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, kanë bërë që gjykatat të jenë të barazpeshuara nga pushteti i parlamentit dhe i qeverisë, e me radhë.
Pushteti si përbindësh megjithatë, ka nevojë veç ndarjes dhe kufizmit, edhe për "kontroll" për "roje" të tjera që janë në radhë të parë mediat. Nuk ekziston asnjë vend në botë ku pushteti të mos jetë shkatërrues i lirive të njerëzve dhe të ketë liri të mediave. Kudo ku pushtei kontrollon mediat ka probleme me lirinë, me korrupsionin, me mjerimin, me krimin, me autoritarizmin etj.
Në llogari të fundit shoqëria do të shohë mundësinë e vetme, veç rebelimit, për ta detyruar qeverinë të japë llogari. Në fund të fundit, ajo "ne-ja" e famshme, ajo "ne-ja" që bën të mundur mos nxjerrjen e gjithçkaje në treg, ruajtjen e oikosit, është e varur plotësiht edhe nga media, edhe nga çfarë medie kemi. Sot ne e kemi shkatërruar këtë media në të dyja aspektet. Media vrapon të botojë lloj-lloj maskarallëku sepse "shitet" sepse e "duan njerëzit" dhe në këtë kuptim media ka dalë plotësisht nga roli i saj dhe për të gjithçka është në shitje, edhe roli i sja edhe vetë ajo.
Pushteti në Shqipëri e ka shkatërruar këtë medie, e ka shumë të lehtë ta bëjë sepse ajo vetë është e gatshme ta ofrojë këtë gjë, duke e blerë dhe duke e vënë në shërbim të pushtetit të mbijetesës dhe mbrojtjes së vet. Duket qartësisht edhe nga njeriu më i pavëmendshëm se pushteti bën ç'të dojë me mediat. Pushteti fsheh korrupsionin, largon vëmendjen, drejton vëmendjen nga kundërshtari i tij fare lehtë. Kryeministri del dhe jep nëj shfaqje live gjoja po bisedon me popullin dhe flet aty çfarë të dojë për dy orë rresht. Pra, media e lejon të bëjë propagandë ekstreme dhe të papranueshme askund.
Pushteti nxjerr kryeministrin me brekë ose tuta në ndonjë aktivitet dhe media merret me të duke i kushtuar minuta dhe duke u larguar nga çështjet e rëndësishme si trafiku dhe korrupsioni, lidhja e pushteteit me krimin, varfëria etj. Pushteti ngre një memorial pas ndonjë ferre duke i hedhur mediave tagji për të bluajtur dhe ato tërbon tërë popullin duke larguar vëmendjen nga çështjet e mprehta si vendimi i Departamentit të Shtetit për Dakon, largimi i kandidatit për kryetar bashkie Valdrin Pjetri për shkak të lidhjeve me krimin etj. Pushteti bën panelet në televizione, pushteti punëson gazetarë dhe drejtues emisonesh, pushteti punëson njerëz të shkruajnë në rrjetet sociale, pushteti bën që lajmet kudo të nisin me punët e qeverisë, të nisin me kronikë të zesë, të nisin me mbledhje të kryeministrit apo me vizita të tij, por kurrë me ndonjë ngjarje e cila akuzon qeverinë për ndonjë abuzim apo e mban atë përgjegjëse.
Kjo është një gjë që shihet përditë. Këto janë dy aspektet që e kanë tëhuajësuar median sot. Aspekti i parë lidhet me të dytin madje e mundëson të dytin, krijo terrenin për të dytin, dhe i dyti që shkatërron liritë, ndarjen e pushteteve, demokracinë dhe prodhon mjerim, injorancë , prodhon për pasojë të parin. Bjerrja morale (zhdukja e vetëdijes mbi nevojën për oikos) sjell shitjen ose blerjen politike të medias e cila shkatërron, siç ka ndodhur, liritë dhe sistemin politik.
Askush prej njerëzve të rëndësishëm në media nuk sheh askund më një “ne”. Të gjithë këta ngatërrojnë interesin publik me atë që i intereson publikut. Këta nuk kanë për ta mësuar kurrë se ajo që i intereson publikut mund të mos jetë interes publik. Newton Minow, president i Komisionit Federal për televizionet, iu drejtohej kohë më parë pronarëve, drejtuesve, producentëve dhe gazetarëve të televizioneve në SHBA duke u thënë se “transmetimi televiziv duhet t’i shërbejë publikut, duhet të ketë shpirt dhe vetëdije, dëshirë përvëluese për të shkëlqyer dhe për të pasur shikues. Ai duhet të ndërtojë karaktere, qytetarë, njerëz dhe intelektualë të fortë dhe të lirë”.
Ideja se këto gjëra duan njerëzit nuk është vetëm e mjerë, cinike, por edhe justifikim për paaftësinë. Detyra e medias nuk është të krijojë kërkesë, është të krijojë ofertë. Ndërkohë, media te ne pa ndalur, dhunshëm, ka krijuar kërkesë. Paaftësia bën që të zgjedhësh më të lehtën: t’u drejtohesh instinkteve të njerëzve. Shumica e televizioneve dhe e faqeve të gazetave mbushen me idiotësira që flasin për seksin, veshjet dhe zhveshjet, me sa plumba u vra, si u vra, ku e blenë vezën protestuesit, si u rrahën këta, si u zhvesh kjo, kush është më e bukur, kush votohet më shumë online. Dihet botërisht që po t’u drejtohesh instinkteve, do të kesh shikues.
Çështja është, a mund t’i drejtohesh dot të menduarit? A mund ta lësh biologjinë si një mënyrë për të bërë media, a mund t’i vësh oikos fjalës oikonomia? Kjo është njëra anë e sëmundjes, një anë që ushqen instinkte, që promovon suksesin përmes veshje-zhveshjes, që krijon, siç thotë një nga filozofët më me ndikim i kohëve të sotme, Jean Baudrillard, një hiperrealitet që është më “real” sesa realiteti i vërtetë. Ky hiperrealitet është kusht i mjaftueshëm për skllavërim të plotë. Ana tjetër ka të bëjë me mbulimin e të vërtetave.
Mediat dhe sidomos emisionet televizive nëpërmjet diskutimeve kujdesen që gjithçka të humbë kuptimin e saj. Kjo bëhet duke injektuar sa më shumë informacion, i cili për pasojë prodhon gjithnjë e më shumë moskuptimësi. Për shembull duke hedhur në diskutim pa fund shifra për investimet, papunësinë, punësimin, krahasime në vite, dhe duke i dhënë mundësinë gjithkujt të flasë dhe të prodhojë lloj–lloj informacioni, askush nuk kupton më se çfarë ka ndodhur me papunësinë apo me investimet. A janë rritur, janë ulur, ka më shumë vende pune apo më pak? Po ashtu duke folur për vrasjet dhe duke dhënë lloj-lloj shifrash, lloj-lloj justifikimesh, lloj-lloj shpjegimesh, duke bërë lloj-lloj krahasimesh, duke futur inserte, duke marrë opinione njerëzish, intervista, duke krijuar një mal pa fund informacioni, askush nuk e di se ç’ka ndodhur. Jean Baudrillard thotë se në këtë rast, kemi shpërthim së brendshmi të kuptimit, pra ai bie brenda ngrehinës së vet. Dhe të gjithë e kemi parë se si televizionet në kërkim të audiencës, në realizim të postulatit madhështor “në qoftë se je i shikueshëm, je i suksesshëm”, prodhojnë pa fund informacion që askush nuk mund ta sintetizojë të tërin dhe të kuptojë se ç’po ngjet. Një tjetër element që e shkatërron të vërtetën është edhe diskutimi teknik, ose diskutimi për gjëra anësore, të cilat duke iu drejtuar instinkteve gjejnë vëmendje. Për shembull, nëse jemi duke folur për hetimet ndaj ish-ministrit Tahiri apo ngjarje si përgjimet e gazetës Bild, gjithmonë ka kujdes që dikush të nisë të flasë për detajet teknike, si fakti që eurot e gjetura në makinë nuk janë provë, si përgjimet janë indicie, por jo provë, si në një përgjim dikur dikush tha se kishte paqartësi, si përgjime të tilla duhen hetuar dhe se organet e hetimet duhet të flasin etj.
Dhe kështu, askush nuk e merr vesh ç’ndodhi? Cili ka përgjegjësi dhe si do e mbajë këtë etj. E njëjta gjë edhe për ngjarjet kriminale të rënda, ku studiove njerëz të ndryshëm flasin për detaje të tilla idiote si: ku u dogj makina, me kë kishte lidhje drejtuesi i mjetit, nga cila linjë mund të jetë trafiku, sa linja ka, si bëhet trafiku nëpër Europë dhe botë, ç’duhet të bëjë policia etj. Kjo bën të mundur largimin nga diskutimi mbi përgjegjësitë e kryeministrit, ministrit, të qeverisë dhe nga elementë të tjerë që mund të jenë inkriminimi i shtetit.
Kjo gjë ndodh në televizionet në Shqipëri, që nga ora e parë e mëngjesit deri në mbrëmje vonë, që nga emisioni i gatimit ku rrinë bashkë politikanë dhe femra seksi e deri tek emisionet e pasditeve apo të motit (emisione moti nga top-modele veç nesh ka në Meksikë, Brazil, por askund në Europë apo Amerikë.)
Gjithë kjo gjendje është krijuar sepse njerëzit që kanë rol të rëndësishëm në media nuk funksionojnë si qenie njerëzore, që në gjendjen e tyre të zakonshme zotërojnë vetinë e oikofilisë, pra të dashurisë për oikosin, jo vetëm shtëpinë, por edhe njerëzit që janë në të dhe ngulimet rreth e rrotull.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38