Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Monitor”, aty ku ka prekur shumë tema delikate rreth futbollit shqiptar. Të ardhura vjetore, stadiumi “Air Albania”, infrastruktura, vlera e kombëtares shqiptare dhe prioritetet për vitin 2020, ishin vetëm disa nga temat e prekura nga kreu i Federatës.
Sa janë të ardhurat që siguron futbolli shqiptar në vit dhe cilat janë burimet kryesore të këtyre të ardhurave?
Mund të konfirmoj se shifrat që siguron futbolli shqiptar, kanë ardhur në rritje në dekadën e fundit. Këtu mendoj se duhet të bëjmë një ndarje mes buxheteve të FSHF dhe atyre të klubeve. Buxheti vjetor i Federatës së Futbollit është 8.2 milionë euro. Ndërsa nëse do flasim për klubet, në Kategorinë Superiore, variojnë nga 400 mijë Euro deri në 1.2 milionë Euro për secilin prej tyre. Në kategoritë e mëposhtme kemi buxhete modeste, sepse shumica dërrmuese e tyre menaxhohen nga qeverisja vendore, pra bashkitë janë aksionarët kryesorë të shoqërive.
Ndërkohë burimet e të ardhurave, ashtu si edhe në vende të tjera evropiane, vijnë nga të drejtat e transmetimeve televizive të ndeshjeve, shitja e biletave në stadiume, kompensimi i edukimit, merkato e lojtarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit etj.
Ajo që na duhet të gjithëve në këtë sektor, dhe këtu e kam fjalën për klubet, është një punë më e mirë për të shtuar burimet financiare, për të shtuar të ardhurat e në mënyrë paralele për të ofruar një standard që sportdashësit e mirëpresin. Kemi ende rrugë në këtë drejtim, dhe klubet, akademitë e futbollit por edhe institucionet shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, e dinë që duhet të ecin krah nesh në këtë përpjekje kombëtare”.
Cila do të jetë vlera e shtuar që do i japë ndërtimi i stadiumit Air Albania për FSHF? Nëse mund të na tregoni, sa të ardhura shtesë në vit pritet të sjellë ky stadium?
“Vlera e shtuar e stadiumit tonë të ri, është e gjithanshme. Nëse do ta specifikoja, mendoj se vlera mbi të gjitha është sociale, profesionale dhe ekonomike. Që t’i marr me radhë: Air Albania Stadium është një vlerë sociale, sepse krijon një ambient të ri, atmosferë të re, për 22 mijë sportdashës, si kurrë më parë në Shqipëri. Ky impiant e kthen një ndeshje futbolli në një festival, në një vend argëtimi, në një vend ku mund të shkosh me familjen e veçanërisht me fëmijët. Nga ana tjetër, vlera e shtuar është profesionale. Pyesni futbollistët që kanë luajtur aty, e do ju përgjigjen se çfarë ndryshimi është të luash në një stadium të këtij kalibri. Pra, ndikimi profesional te futbollistët, stafet përkatëse, klubet etj. është shumë i madh. E treta, sigurisht është ndikimi ekonomik. Të ardhurat krahasuar me një stadium me kapacitet 8 mijë ose 10 mijë vendesh nuk është e njëjtë. Vlera që gjeneron është shumë herë më e madhe.
Arkëtimet në favor të futbollit shqiptar përgjatë një viti, duke përfshirë të gjitha eventet sportive të mundshme të kombëtares, klubeve në kampionat dhe kupë arrijnë një pritshmëri prej 1.5 milionë euro ndërkohë këtu mund të shtojmë edhe të ardhurat nga e drejta e emrit të stadiumit, shitja e skybox-eve etj. një vlerë rreth 900 mijë euro. Ndërkohë që aty ofrohen edhe shumë shërbime dhe facilitete të tjera, si salla konferencash, aktivitetesh etj. Qëllimi ynë është ta hapim këtë impiant si një mjedis multi-kulturor modern për evente të ndryshme social-kulturore”.
Sa mendoni se është e lidhur infrastruktura me suksesin në fushën e futbollit?
“Gjykoj se janë dy kolona kryesore lidhur me suksesin në fushën e futbollit: e para është infrastruktura. Pa të, do të ishte e pamundur të flisnim për një nivel e për një standard të pranuar. Infrastruktura është po aq e lidhur me suksesin në futboll sa ç’është ecuria dhe mirëqenia ekonomike për gjithë vendin tonë nga ndërtimi i rrugëve, autostradave, porteve e aeroporteve. Sa më e zhvilluar infrastruktura, aq më të mëdha janë mundësitë. Rrugët hapen, kostot bien, fitohet kohë.
Shtylla e dytë është edukimi. Me këtë infrastrukturë, na jepet mundësia që të edukohen fëmijët dhe të rinjtë tanë, që sigurisht duke parë vendin ku luajnë, do kërkojnë më shumë nga vetja. Pra, infrastruktura sjell një standard edhe në pjesën edukative si dhe të disiplinës.
Sa vlen sot Kombëtarja Shqiptare dhe sa pritet të rritet vlera e saj në të ardhmen?
“Është vështirë të flitet për shifra në një treg të ndryshueshëm përditë. Por sipas vlerësimit tonë, kombëtarja jonë aktualisht ka një vlerë deri në 90 milionë Euro. Vlera e djemve tanë ka ardhur në rritje, nisur edhe nga mbështetja dhe prioriteti që ne i kemi dhënë kombëtares. Kualifikimi në Euro2016, solli më pas edhe një rritje të nivelit të djemve që sot derdhin djersë në klubet më të mira të Evropës. Nëse do bëja një parashikim dhe duke gjykuar të punojmë të gjithë edhe më shumë, mendoj se në pesë vitet e ardhshme mund të kemi një vlerë të dhjetëfishuar”.
Shpesh shohim kriza ekonomiko-financiare në fushën e futbollit, e sidomos te klubet. Cili është komenti juaj për këtë?
“Është normale që të shohim kriza, sepse sidoqoftë ne mbetemi një treg i vogël. Shpesh me pa të drejtë, edhe vetë ne apo media, krahasohemi me vende të mëdha, qoftë në popullsi apo territor. Pra, krahasohemi me tregje të mëdha, me shumë mundësi mbi të gjitha me rregulla e politika të qartë shtetërore. Shumë nga vendet pararojë në futboll, kanë nga pas rregulla e politika shumë të strukturuara që e mbështesin futbollin, jo thjesht si një lojë, por mbi të gjitha si një e mirë publike, që u vlen të gjithëve. Për këtë arsye nevojitet reforma në sport dhe një mbështetje më e madhe për klubet shqiptare në tërësi, dhe ato që luajnë apo aspirojnë të luajnë në Superligë në veçanti. Fatkeqësisht, ne nuk kemi një strategji kombëtare për sportin, dhe shteti shqiptar ka një buxhet qesharak për fushën tonë. Mendoj që kjo është një ndër arsyet kryesore të krizës”.
Çfarë masash ka marrë FSHF për mirë-menaxhimin ekonomik të futbollit shqiptar? Konkretisht cilat mund të jenë burimet shtesë të financimit dhe si mund të përdoren ato për të rritur performancë e futbollit shqiptar.
“Ne kemi punuar fort që klubet tona të mirë-menaxhohen. Kemi qenë pranë tyre dhe i kemi mbështetur. Por kur vjen puna te pjesa ekonomiko-financiare, duhet të jemi të kujdesshëm dhe në këtë drejtim u kemi kërkuar atyre që të mirë-menaxhojnë proceset e tyre. Nga ana tjetër një masë e rëndësishme që mund të përmendet është edhe rritja e numrit të futbollistëve. Ka sot shumë herë më tepër të rinj që janë të angazhuar në të gjitha grupmoshat, me ekipet tona, dhe jemi të gëzuar që interesi është në rritje. Vëmendja e shtuar e shoqërisë sonë ndaj futbollit, sjell rrjedhimisht edhe rritje të të ardhurave por edhe rritje të edukimit të këtyre të rinjve. Sigurisht këtu s’po zgjatem te impaktet që ka futbolli te këta të rinj në fushën e displinës, punës në grup etj”.
Sa lidhje vlerësoni që ka pasur rendimenti ekonomik në performancën e futbollit deri tani?
“Klubet patjetër që duhet të kenë një rendiment ekonomik. Por që të kenë një rendiment të tillë, duhet të marrin parasysh shumë faktorë. E para, është përcaktimi mirë i objektivave dhe ruajtja e një lloj stabiliteti ekonomik që bazohet te kërkesë/oferta. Dhe kur flasim për këtë gjë, duhet të kuptojmë që pa mbushur stadiumet tona ne nuk mund të kemi sukses në futboll. Pa tërhequr qytetarët tanë, së bashku me familjet e tyre, me fëmijët e tyre, ne nuk mund të kemi sukses. Futbolli nuk është me një pronë e burrave, si për të luajtur ashtu edhe për ta ndjekur si tifoz. Tashmë, modelet ndërkombëtare tregojnë se prania e femrave në stadiume si lojtare por edhe si sportdashëse, prania e fëmijëve, në të gjitha terrenet sportive si lojtarë të vegjël, por edhe si të pasionuar është një domosdoshmëri”.
Cila është mbështetja e UEFA-s dhe FIFA-s në këto vite nga ana ekonomike dhe financiare për FSHF dhe a ka pasur ndikim në punën tuaj?
“UEFA dhe FIFA na kanë dhënë një mbështetje të madhe, dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ato mbështesin futbollin evropian dhe atë botëror dhe padyshim FSHF-në përmes projekteve të ndryshme zhvillimore. UEFA Hat-Trick dhe FIFA Forëard janë dy projekte konkrete. Përmes këtyre projekteve është arritur rikonstruksioni i të gjitha fushave me bar natyral të Kategorisë Superiore dhe disa fushave të Kategorisë së Parë, mini-fushave me bar artificial nëpër shkolla, mbi 15 fusha me bar artificial për klubet, shtatë sisteme ndriçimi për stadiumet si dhe projektet madhore në infrastrukturë, si stadiumi i Elbasanit, Shkodrës dhe së fundit, “Air Albania Stadium”. Mbështetja e tyre është e paçmuar!
Një tjetër mbështetje e FIFA-s është projekti “Topi Yt”, të cilin FSHF po e organizon për të katërtin sezon radhazi, duke ofruar mbi 20 mijë topa (në vit) për të gjitha klubet shqiptare, akademitë e deri te amatorët. Këtu flasim për një shifër prej 1.5 milionë euro mbështetje me bazë materiale për fëmijët e shkollave ku zhvillohet projekti Groë, U-7 dhe U-9 deri te ekipet e Superligës”.
Stadiumi është investimi më i madh në futbollin tonë, a do ta pasojnë të tjerë, e keni një plan konkret?
“Po, sigurisht, ky është investimi më i madh deri më sot. Ne duam që ai të mirë-menaxhohet dhe të kenë sukses edhe si një investim ekonomik. Në fakt nuk është i fundit si investim nga ana e Federatës. Por nuk ishte as i pari. Ne ndërtuam nga fillimi dy stadiume të tjerë, Stadiumin “Elbasan Arena” dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Aktualisht jemi duke punuar që të mbyllet brenda këtij viti stadiumi i Kukësit. Ne po vijojmë në mënyrë paralele të rikonstruktojmë fushat dhe stadiumet ekzistuese. Vetëm pak javë më parë mbyllëm rikonstruksionin e stadiumit të Fierit. Pra, puna jonë vazhdon. Nuk mund të ndalojmë kur vjen puna të modernizimi i infrastrukturës. Qëllim parësor është që fëmijët tanë, djemtë dhe vajzat, dhe po ashtu edhe të rriturit, të kenë ambiente moderne në rajonet ku banojnë, në mënyrë që të angazhohen në botën e mrekullueshme të futbollit”.
Cilat janë prioritetet tuaja për vitin 2020?
“E thashë edhe pak më lart, prioriteti ynë kryesor është që të tërheqim sportdashësit tanë në stadiume. Ky mbetet prioritet i prioriteteve. Qëllimi ynë është që stadiumet, fushat dhe terrenet sportive të kthehen në festivale sportive për prindërit dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, prioriteti i punës së këtij viti është zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe femrave. Ka një tendencë për ta parë futbollin si sport të djemve. Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Shohim që kemi ekipe të talentuara të vajzave, dhe do të donim shtrirjen.
Në këtë aspekt, unë dua t’u bëj thirrje prindërve që t’i aktivizojnë vajzat e tyre në shkollat dhe akademitë e futbollit. Nga ana tjetër edhe shkolla duhet të bëjë pjesën që i takon në këtë drejtim. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i mbështetur që këtë prioritet ta shtrijmë në të gjitha shkollat e vendit, pasi është edhe pjesë e punës së tyre në kurrikulën e edukimit fizik. Këtu dua të përmend si një prioritet të pandryshuar projektin e ndërtimit të 100 fushave në rang republike, që ka një vlerë prej 20 milion eurosh”.
Dhe në fund një pyetje paksa personale, ku e shikoni veten më të suksesshëm në biznes apo në drejtimin e futbollit?
“E kam thënë edhe më parë që në fillim më quanin biznesmeni president, ndërsa sot, presidenti biznesmen. Unë i kam kushtuar jetën time futbollit, dhe pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve që nuk kanë qenë të pakta, kam marrë dhe vijoj të marr një kënaqësi të madhe. Vëmendja ime parësore është te futbolli dhe zhvillimi i tij. E ndërsa arritëm një sukses historik në vitin 2016, pjesëmarrjen në kamionatin evropian, tashmë nga ne pritet ky standrad; pra që ekipet tona kombëtare të kualifikohen për këto evenimente të futbollit ndërkombëtar”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38