Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kriza financiare ndjehet dukshëm edhe në sport, Ancelotti dhe lojtarët e Everton ulin 30% pagat
Pandemia globale e COVID-19 ka ndikuar shumë në ekonominë botërore dhe kriza financiare pothuaj në të gjithë sektorët në gjithë botën ka filluar të ndjehet që tani dhe me shumë gjasa sipas ekspertëve financiarë do të thellohet akoma më shumë në muajt në vazhdim.
Kjo krizë, po ashtu po reflektohet edhe në fushën e sportit, një nga sektorët më me shumë të ardhura.
Carlo Ancelotti dhe shumë lojtarë të Everton-it që ai trajnon kanë pranuar ulje page për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i klubit, i cili në një e-mail dërguar tifozëve, shpjegoi se trajneri italian dhe shumë lojtarë vullnetarisht kanë pranuar nga 30% ulje të pagës madje në disa raste edhe deri 50% e saj.