Flash News

KRYESORE

Kriza/ Ftesa për dialog, Lulzim Basha mbërrin në zyrën e presidentit Ilir Meta

Pasi pranoi ftesën e presidentit për t’u ulur në bisedime në kuadër të krizës politike, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur sot në mëngjes në zyrën e Ilir Metës.

Ky takim vjen tri ditë para 30 qershorit, ditë kur mazhoranca është shprehur e vendosur për t’iu drejtuar kutive të votimit në sajë të zgjedhjeve vendore, ndërsa presidenti i ka anuluar me dekret që me 10 qershor.

Basha ka mbërritur në ambientet e presidencës fiks në orën 09.00 ku do të zhvillojnë me kreun e shtetit një takim ‘kokë më kokë’ pa praninë e medias.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e ka refuzuar ftesën e presidentit për t’u ulur në dialog bashkë me kreun e opozitës, me argumentin se nuk ka kohë pasi ndodhet në fushatë.

Kujtojmë se presidenti i ka lënë afat Ramës deri në orën 13.00, ndërsa vetë është paraqitur në zyrën e tij ashtu siç kishte njoftuar edhe në letrën publike, që në orën 05.00 të mëngjesit.

Të fundit