Flash News

KRYESORE

Kriza/ Meta: Politikanët ndëshkohen vetem me dy kushte

Kriza/ Meta: Politikanët ndëshkohen vetem me dy kushte

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të prerë lidhur me zgjidhjen e krizës politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet dhe sipas tij pa demokraci nuk ka as ndëshkim për politikanët.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

Ditari politik

Të fundit