Flash News

KRYESORE

Kriza nga COVID-19, Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë

Kriza nga COVID-19, Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë

Boshllëku financiar i shkaktuar nga ndërprerja e kampionatit si pasojë e pandemisë së COVID-19, kanë bërë që klubi i Barcelomës të nisë një "fushatë spastrimesh" ndaj lojtarëve.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ekipi katalanas ka nxjerrë në shitje 12 futbollistë, mes tyre edhe Kutinjo, Dembele, Semedo, Brethueit, Rakitiç, etj.

Shitja e këtyre lojtarëve do t'i sillte Barçës shumë përfitime, nëpërmjet të cilave mund të blejë më pas Lautaro Martinezit, të kërkuar prej kohësh.

Ndërkohë, sa i përket Antuan Grizman-it, pavarësisht kritikave të mëdha ndaj tij, Barcelona duket se ka vendosur ta mbajë francezin në radhët e saj.

Të fundit