Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kriza, për Idrizin, ka shkuar larg. "Presidenti të mbledhë partitë ose do jetë vonë!"
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU, një ditë pasi socialistët nuk e panë të përshtatshëm si anëtar të Komisionit të Vetingut, duke abstenuar për kandidaturën e tij dhe duke mbështetur Luan Ramën e LSI, ka kërkuar zgjidhje që shohin 'jashtë' Parlamentit, dhe ka thirrur në ndihmë institucionin e Presidentit të Republikës. Idrizi mendon se zgjidhja duhet të kalojë nga Presidenti të cilit i ka kërkuar mbledhjn e një tryeze me të gjitha partitë.
Sipas kreut të PDIU, Presidenti duhet të veprojë tani ose më vonë do të detyrohet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
"Kemi kërkuar që dy forcat politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, por thirrja ka humbur mes teknikaliteteve. Ka ardhur koha të dëgjohen edhe partitë e vogla. Në një situatë të tillë mendoj se ka ardhur radha e Presidentit dhe partive të vogla", ka thënë Idrizi.
Sipas tij dialogu politik është hapi i parë për zgjidhjen e krizës, e cila ka rrezik të thellohet nëse palët nuk ulen.