Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Aleatët në zyrën e Bashës një ditë para takimit me Metën

Kriza politike/ Aleatët në zyrën e Bashës një ditë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me aleatët në orën 19:00 në selinë blu. Takimi vjen një ditë para diskutimit që ata do të zhvillojnë me presidentin Meta për krizën politike në vend.

PR, PDK, PAA, LZHK, PBDNJ prezantuan sot përmes një deklarate të përbashkët,12  pika të marrëveshjes së tyre që e shohin si zgjidhje per krizën politike. Mes kerkesave te tyre renditen: Ndryshimi i kodit zgjedhor, krijimi i nje qeverie tranzitore, kufizimi i mandatit te deputeteveapo rishikimi i Reformës Administrative.

Basha në një reagim për mediat vlerësoi qëndrimin e partive aleate duke u shprehur se nuk ka asnjë mospërputhje brenda koalicionit qeveritar.

"E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale. Të jeni të sigurtë që koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme”, nenvizoi Basha.

Të fundit