Flash News

KRYESORE

Kriza politikë, Bamir Topi nuk mbështet ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Kriza politikë, Bamir Topi nuk mbështet ndërhyrjen e

Për ish-presidentin Bamir Topi, hapi i parë për zgjidhjen e krizës është ndryshimi i kodit zgjedhor. Në emisionin ‘Top Talk’, ish-kreu i shtetit nuk beson se zgjidhja e ngërçit politik mund të vijë nga presidenti Meta, pasi i institucioni nuk ka kompetenca të mjaftueshme.

“Jo për shkak të Metës President, institucioni i Presidenti është i dobët. Është i dobët, nuk ka fuqi interlogutore mes palëve sepse në rastin konkret, kushdo që do ishte President, ishte një President që votohet Politikisht. Në rastin konkret është votuar nga socialistët dhe sot paragjykohet nga socialistët për shkak të lidhjeve të tija me opozitën. Presidenti do bënte mirë t’i thërriste të dyja palët për të nxjerrë në transparencë të plotë mungesë në e vullnetit të zgjidhjes së krizës së njërës palë. Në këto kushte, e ka parë që një palë nuk do pranojë të ulet në tavolinë, duke konsideruar Presidentin si të paragjykuar”, argumentoi ai.

Topi foli edhe për propozimin e tij, duke kërkuar krijimin e një strukture konsultative, ndoshta dhe të atyre që kanë shërbyer në zyrën e Presidentit të Republikës. Ndërkohë që u shpreh kundër një zgjidhje që vjen nga ndërkombëtarët, siç ishte darka te ‘Krokodili’ në Maj të vitit 2010, pasi prodhohen pazare.

“Eksperienca politike dhe njerëzore, do e bënte këtë proces më të përshtatshme për t’i ardhur në ndihmë Presidentit, për të hyrë në negociata të domosdoshme. Duhet të dalim nga ideja e tavolinës së ‘Krokodilit’, sepse nuk prodhojnë një situatë normale por vetëm pazare. Propozimi është që të këtë një pjesëmarrje, angazhim i atyre që i kanë shërbyer në zyrën e kreut të Shtetit, sepse janë dy palë, që jo vetëm janë larg, por s’kanë asnjë predispozitë të komunikojnë mes tyre”, propozoi ai.

Të fundit