Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Basha: Dialogu me PS-në nis sapo të largohet Rama nga posti

Kriza politike/ Basha: Dialogu me PS-në nis sapo të largohet Rama nga

Kreu i opozitës, Lulzim Basha theksoi se është i gatshëm për dialog me Partinë Socialiste për të zgjidhur krizën politike ku ndodhet vendi. Nga konferenca ku u shpalosën 10 detyrat e Qeverisë tranzitore, kryedemokrati Basha tha se dialogu me socialistët do të jetë i mundur sapo Edi Rama të largohet nga posti i kryeministrit.

“Natyrisht do të shkohet me negociata duke patur përballë kundërshtarin kryesor, PS, duke kërkuar dhe duke insistuar për një frymë dialogu në shërbim të interesit kombëtar, Për të ndalur rënien me kokë poshtë në greminë dhe për të rikthyer kushtet për normalitetet. Por kusht për këtë dialog është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe kësaj qeverie të kapur duke vjedhur zgjedhjet. Të kërkosh të ulesh me një përdhunues serial dhe të t’i besosh procesin e ardhshëm zgjedhor, ky nuk është naivitet dhe as papërgjegjësi, por është kriminale. Si mund ta bëjmë ne këtë? Po kërkojmë si rregull minimal që ky njeri dhe kjo Qeveri nuk mund të jenë kujdestar të zgjedhjeve të ardhshme. Kusht paraprak për t’u ulur në dialog me PS është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit”, theksoi Basha.

Partia Demokratike dhe partitë aleate kanë shpalosur sot propozimin për zgjidhjen e krizës politike ku ndodhet vendi. Opozita ka vendosur kusht largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, për të hyrë në zgjedhje me një Qeveri tranzitore.

Sot, në Tiranë është janë shpalosur detyrat që, sipas opozitës, duhet të ketë kjo Qeveri tranzitore, ku Rama nuk mund të jetë kryeministër.

Të fundit