Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Altin Gjeta
Shqipëria ka jetuar mes krizash pothuajse gjatë gjithë historisë së saj moderne politike. Pikërisht prej kësaj, shumë energji është shpenzuar nga faktorët e brëndshëm (qeveritë) dhe të jashtëm (burokratët ndërkombëtarë) për ta fashitur ose fshehur anomalinë si një truk ndaj gjendjes para-demokratike ku kemi pluskuar. Ndërkohë, me një vendim të guximshëm kundrejt majisjes së pri-demokracisë sonë 30 vjeçare drejt një autokracie të tipit one man show, opozita është tërhequr përfundimisht nga parlamenti duke i dhënë fund fasadës hipokrite. Vazhdimi i pranisë së saj në Kuvend, pasi kishte djegur çdo mekanizëm institucional, u bë i pakuptimtë dhe vetëm sa legjitimonte një normalitet demokratik të rremë.
Mos të kemi asnjë iluzion se ky aksion sui-generis është në proporcion të drejtë me gjendjen ekstremisht të rëndë në të cilën ndodhet vendi. Të gjithë treguesit socio-ekonomikë flasin për një rrëshqitje drejt greminës. Mjafton të kujtojmë së gjatë këtyre viteve kemi dërguar azilkërkues drejt vendeve të BE-së krahasimisht dhe herë-herë më shumë së vende të Lindjes së Mesme të zhytura në konflikte civile. Balancat kushtetuese mes pushteteve kanë degraduar totalisht sa as për formalizëm nuk pyet më kush. Skandalet qeveritare janë kthyer në normalitet, ndërsa media serioze, si 'Zëri i Amerikës', kanë nxjerrë në dritë fakte sesi pushteti në bashkëpunim me botën e krimit blejnë vota duke minuar themelet e një demokracie përfaqsuese, lirinë për të zgjedhur.
Në këtë linjë, raporti i fundit i Freedom House rreth një muaj më parë i titulluar Demokracia në tërhqje e ka cilësuar Shqipërinë përsëri vend pjesërisht të lirë dukë mos bërë asnjë hap përpara. Ndërsa, Departamenti i Shtetit në një raport të dy ditëve të fundit e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar në rajon. Në këto rrethana kur opozita ka dalë në rrugë duke ravijëzuar në publik krizën politike përtej fasadës së cirkut shëtitës të qeverisë, kanë ardhur edhe reagimet e para të komunitetit ndërkombëtar, i cili nën qeverinë e Edi Ramës i ka lënë mënjanë formalizmat diplomatikë dhe disa herë ka zbritur vetë në fushën e lojës.
Duke ndjekur një trajektore historike, ata e kanë konsideruar të papranueshme vendimin e opozitës, pasi sipas tyre në një vend demokratik jeta politike zhvillohet brenda institucioneve. Gjykoj, se bash për këtë, ka ardhur koha që shqiptarët të mos i marrin më seriozisht ndërkombëtarët të cilët kanë tre dekada që vijnë e shkojnë pa mundur të sendërtojnë ato parime të cilat proklamojnë se mbrojnë. Përkundrazi, duket se politikat e tyre, bazuar në qasjen top-down (imponimin e reformave nga lart nëpërmjet kondicionalitetit në rrugën e integrimit europian), kanë qenë kundërproduktive. Rasti më i freskët sesi komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në narrativën e tij pro-demokratike është reforma në drejtësi, e cila u imponua si një platformë transformuese. Kane kaluar të paktën dy vite që kur reforma u miratua, por duket se e ka zhytur sistemin në një amulli totale dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cilat janë produktet e saj. Duke marrë shkas nga ky rast i fundit dhe angazhimi i tyre prej tri dekadash, dua të shtroj dy probelme që, në fakt janë edhe dy anë të së njëjtës medalje, e që lidhen edhe me aksionin e fundit të opozitës.
Të dy problemet kanë të bëjnë me legjitimitetin, i cili në rastin që po flasim ka pasoja dykahëshe. Të jemi të qartë, nuk është e panjohur që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet në shtete të dobëta si Shqipëria për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të cilat mandej japin garanci për mirëqënien e qytetarëve të shteteve respektive, por që plotësojnë edhe agjendat e tyre të sigurisë. Në rastin e Shqipërisë anagazhmi i tyre ka sjellë dy probleme me legjitmitetin.
Së pari, reformat që ata kanë projektuar nuk kanë prodhuar rezultatet që priteshin në një terren të panjohur për ta, duke sjellë kështu gërryerjen e atij që, studiuesit e shkencave politike Krasner dhe Risse e quajnë output legitimacy ose legjitimet i produkteve. Kështu ato janë zhytur në politika afatshkurtrua duke mbëshetur liderë të korruptuar për hir të parimit, stabiliteti i pari. Kjo ka bërë që në Shqipëri, por edhe në rajon të shpërthejnë protesta kundër asaj që Florian Bieber, profesor për Studime të Europës Juglindore e ka titulluar, stabilitokraci e cila ka lulëzuar me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Së dyti, ndërsa vendet (në tërësi në Ballkan) nuk kanë bërë hapa substiancialë përpara, përkundrazi kanë rrëshqitur në autoritarizëm, legjitimiteti që komuniteti ndërkombëtar i’u ka dhënë liderëve tanë politikë është demaskuar totalisht. Ndërsa në Bruksel Rama paraqitet si një demokrat, në Shqipëri është në prag të instalimit të një autokracie mbytëse, ku nuk qeveriset, por korruptivisht administrohet pushtet në kurriz të lirisë së qytetarëve dhe përparimit të vendit.
Kësisoj, shqiptarët duhet të refuzojnë propagandën bajate të qeverisë e cila në mes të një krize shumëdimensionale, kërkon të marrë oksigjen nga deklaratat standarde të disa euro-burokratëve, larg ose symbyllazi nga realiteti ynë. Duhet, njëherë e mirë, t'i japim fund konsakrimit nga ndërkombëtarët të pushteteve në Tiranë. Andaj, vendimi për djegien e mandateve nga opozita është një hap për të rrëzuar fasadën e hollë me të cilën jemi mbështjellë për kaq kohë. Si i tillë, aksioni i saj duhet parë si një hap serioz për t’i dhënë fund rrëshqitjes së mëtejshme në autoritarizëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38