Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Fatos Tarifa: Të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kriza politike/ Fatos Tarifa: Të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Profesori Fatos Tarifa thotë se kriza politike në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në një intervistë për ‘A2’,  Tarifa theksoi se palët nuk mund të shtiren sikur nuk ekziston kjo krizë.

“Kjo rrugë mund të çojë ose në rrugë dhe protesta të dhunshme, ose në zgjedhje të reja. Për mendimin tim personal, në një situatë të tillë, edhe pse kryeministri thotë se duhet të vazhdojë puna e Qeverisë dhe Parlamentit, në kushte të tilla kur opozita është larguar do të ishte mirë që të shpalleshin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Është një situatë krize, nuk mund të pretendojmë se nuk po ndodh asgjë”, tha Tarifia.

“Le të shpallen zgjedhje të parakohshme, kudo ndodh në botë kjo”, shtoi ai.

Të fundit