Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Ilir Meta hedh hapin e parë si negociator

Kriza politike, Ilir Meta hedh hapin e parë si negociator

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur hapin e parë për të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës politike.

Aleatët e Partisë Demokratike kërkon dje që Meta të bënte përpjekje për të ulur palët në tryezën e diskutimeve, për të gjetur një zgjidhje për situatën. Sot, mësohet se presidenti ka ftuar partitë e vogla për diskutime.

Takimi do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme, në orën 11:00, dhe të pranishëm do të jenë krerët e PAA, PBDNJ, PDK dhe PR.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim shprehen të vendosur për të mos u ulur në negociata me kryeministrin Edi Rama. Dy partitë e mëdha opozitare kërkojnë largimin me çdo kusht të kryeministrit Rama dhe krijimin e një Qeverie teknike, që do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Opozita ka vendosur të mos regjistrohet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, deri në momentin kur Rama të jetë larguar nga posti i kreut të Qeverisë.

Të fundit