Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Luigi Soreca: ‘Ura’ e kompromisit mes palëve ekziston, thjesht duhet gjetur

Kriza politike, Luigi Soreca: ‘Ura’ e kompromisit mes palëve

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë apel qeverisë dhe opozitës që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëjnë kompromis.

Pas aktivitetit për sistemin elektronik të deklarimit të pasurisë, Soreca tha për mediat se ura e komunikimit ekziston, thjesht duhet gjetur.

“Ne (BE) kemi qenë të parët që kemi bërë ftesa për thirrje për dialog. Vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë në çdo moment dhe në çdo takim.  Është momenti për kompromis. Kompromisi do të thotë që qeveria dhe opozita takohen në mesin e urës. Unë mendoj se ura ekziston, thjesht duhet gjetur”, shprehet Soreca.

Përsa i përket reformës zgjedhore, ambasadori ka nënvizuar domosdoshmërinë për marrjen e masave në respekt të zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Reforma zgjedhore mund të kryhet me ndryshime legjislative, por edhe me hapa që ndërmerren nga ana e qeverisë, e kemi ftuar qeverinë të marrë masa, p.sh për shitblerjen e votave. Kur them që ka disa gjëra që mund të bëhen nga Qeveria në këtë fushë, dhe këto janë gjërat që opozita i ka kërkuar, ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, disa kërkojnë ndryshime legjislative dhe të tjera ndërhyrje nga qeveria”- tha ai.

Të fundit