Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kriza politike, Mehmetaj: Kushti i LSI-së për tu ulur në tryezë
Ish-deputetja, Kejdi Mehmetaj deklaron se LSI nuk do të ulet në tryezë për të zgjidhur problemet ndërmjet partive politike, por për të zgjidhur problemet e qytetarëve shqiptarë. Në edicionin e lajmeve në “Ora News”, Mehmetaj komentoi edhe për ofertën e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore, duke u shprehur se kjo reformë nuk do i japi fund shit-blerjes së votës.
“Nuk bëhet fjalë aktualisht për tu ulur në një tryezë për të zgjidhur problemet ndërmjet partive politike. Tani bëhet fjalë për tu ulur në tryezë, nëse do të ketë mundësinë e një ulje në një tryezë, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve. A jemi të zotët ne të gjitha palët për tu ulur dhe për të folur për problemet e shqiptarëve?! Unë dyshoj që kryeministri është i gatshëm ta bëjë këtë gjë , sepse nëse është i gatshëm ta bëjë këtë gjë kjo do të thotë që të heq dorë nga karrigia.
Reforma zgjedhore nuk është problemi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk ushqehen me reformë zgjedhore. Fëmijët e shqiptarëve nuk shkollohen me reformë zgjedhore. Spitalet nuk i blejnë ilaçet nëpërmjet reformës zgjedhore. Asnjë prej problemeve shqiptare nuk do zgjidhej nëse ne do bënim sikur po bënim ndonjë ndryshim të madh ose një reformë të madhe zgjedhore, e cila nuk ka për të ndodhur, por edhe nëse ndodh nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të adresoheshin 2-3 çështje prioritare, sic është përfshirja e personave të inkriminuar në procese zgjedhore, as përdorimi i administratës publike, apo edhe për ti dhënë fund problemit të shit-blerjes së votës. Asnjë reformë zgjedhore nuk do të zgjidhte problemet e shqiptarëve”, përfundoi Mehmetaj.