Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Meta mesazh Ramës: Nuk është kurrë vonë për zgjidhje

Kriza politike/ Meta mesazh Ramës: Nuk është kurrë vonë

Kryetari ende në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë sot një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, i cili është shprehur se vendi do të shkojë në zgjedhje më 18 qershor pa opozitën.

Gjatë takimit që zhvilloi me Nën-Sekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë, Vincenzo Amendola, Meta theksoi se “zhvillimi demokratik, ekonomik e social i Shqipërisë nuk duhet të cënohet prej mungesës së dialogut dhe përgjegjshmërisë politike, ndaj nevojitet një qasje më evropiane për daljen nga ngërçi aktual politik”.

Në fund, presidenti i zgjedhur shtoi se asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejt të negociatave me Bashkimin Evropian.

Të fundit