Flash News

KRYESORE

Kriza politike në Shqipëri, Mentor Nazarko: Të ndërhyjë presidenti Meta

Kriza politike në Shqipëri, Mentor Nazarko: Të ndërhyjë

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, u shpreh se, sipas tij, ka ardhur momenti që të ndërhyjë Presidenti Ilir meta për të zgjidhur ngërçin politik pas dorëzimit të mandateve nga opozita.

“Unë mendoj që Meta ka kapital dhe do të ishte diçka ideale që Shqipëria ta zgjidhte vetë këtë ngërç, që të dilte nga harta e vendeve që thërrasin ndërkombëtarët. Presidenti mund ta luajë këtë rol. Ndoshta dekurajohet se mos nuk e dëgjon opozita, ndoshta do që kriza të ecë pak më shumë përpara se të ndërhyjë”, deklaroi Nazarko.

Më tej ai shtoi se me krizën politike në vend, rrezikohet çelja e negociatave. “Edhe sikur të ishte vendosur për çeljen e tyre më parë, pas pamjeve të ditëve të fundit do të bëhej e pamundur të hapeshin negociatat”, shton më tej ai.

Të fundit