Flash News

KRYESORE

"Kriza politike në Shqipëri nuk i shërben interesave të SHBA-së në rajon"

Deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni ka dhënë të tjera detaje lidhur me drekën me David Kostelancik, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në studion e “Top Talk”, ai u shpreh se temë kryesore e diskutimeve ka qenë gjendja politike në vend.

“Patjetër që është krizë dhe është një krizë që nuk i shërben interesave strategjike amerikane në rajon, është një krizë e provokuar nga elementë të cilët po luajnë kundër interesave strategjike amerikane”, sqaroi deputeti.

I pyetur nëse SHBA i ka identifikuar autorët dhe elementët e kësaj krize, Gjoni tha: “Besoj që po, përderisa Ambasada dhe DASH ka qenë mjaft e qartë vitet e fundit.”

“Ajo që u evidentua edhe gjatë bisedës sonë (me Kostelancik) është se Shqipëria ka nevojë të eci përpara edhe më shpejt me përfundimin dhe finalizimin e reformës në drejtësi”, tha deputeti.

Gjoni shtoi se Damian Gjiknuri nuk do të jetë kryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore përderisa emri i tij ka dalë në përgjimet e dosjes “184”.

“Unë mund t’ju garantoj se Gjiknuri nuk do të vazhdojë të jetë kryetar apo bashkëkryetar i komisionit. E di pse e di unë këtë? Se pa pjesëmarrjen tonë komisioni nuk mund të mblidhet. Nuk do të jetë më dhe ky komisioni nuk mund të mblidhet më me Damian Gjiknurin bashkëkryetar. Jo se Gjiknuri është ndonjë i keqi i madh, por sa kohë që emri i tij është përfolur përmes disa përgjimeve ku aludohet për parregullsi elektorale, nuk mundet që ky person që nuk e ka sqaruar këtë çështje me drejtësinë, të jetë bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore”, përfundoi Ralf Gjoni.

Të fundit