Flash News

KRYESORE

Kriza politike në vend, Pollo: Të largohet me votë “kuçedra" që e ka kapur popullin prej fyti

Kriza politike në vend, Pollo: Të largohet me votë

Ish deputeti demokrat, Genc Pollo, i ftuar në RTV Ora tha se krizën politike e zgjidh vetëm largimi i kësaj qeverie, të cilën e paralelizoi me fjalën ‘kuçedër’.

Pollo tha se zgjidhja vjen përmes votës, ndërsa qeveria teknike tranzitore ishte një mjet për të zgjidhur disa probleme që kemi ngritur prej kohësh.

“Krizën politike e zgjidh largimi me votë i kësaj qeverie me gjithë pasojat e tmerrshme që ka sjellë. Besoj se opozita dhe PD po ndërton një shpresë në lidhje me këtë. Qeveria teknike mund të ishte një lehtësim, por ka edhe pikëpyetje. Në 2017-tën ne kemi një qeveri teknike, por ata u shndërruan ne rrogëtare.

Qeveria teknike ndihmon, mund të krijojë një qetësim psikologjik që janë të gjithë të barabartë. Po të shikojmë në grupet e njerëzve dhe sondazhet, tashmë janë të heshtur edhe ata që e kanë votuar. Zgjidhja rrënjësore vjen përmes votës. Është një rregull bazë i demokracisë. Qeveria teknike tranzitore ishte një mjet për të zgjidhur disa probleme që kemi ngritur prej kohësh.

Votimi i madh popullor për një çlirim nga “kuçedra” që e ka kapur popullin prej fyti dhe zëvendësimi me një qeveri që nuk do të bëjë mrekulli, por vetëm një qeveri normale që do të bëjë 5 apo 15 gjëra të domosdoshme për këtë vend që të gjithë të kenë para dhe të punojnë rehat”, tha Pollo.

Të fundit