Kriza politike, përfshihet sërish Donald Lu, pret në takim aleatin e Bashës

Ambasadori i SHBA, Donald Lu nuk ka hequr dorë nga roli i negociatorit në krizën politike, ndonëse është duke ruajtur një prezencë të vogël në media për këtë çështje.

Përpjekjet e Lu për gjetjen e një zgjidhje kuptohen edhe nga takimi që ai po zhvillon me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Takimi Lu-Mediu ka nisur që në orën 10:30 dhe në qendër të diskutimeve është vendimi i opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Zërin e Amerikës”, Lu u shpreh se po bëhen të gjitha përpjekjet për pjesëmarrjen e opozitës, megjithatë theksoi se nëse opozitarët nuk futen në zgjedhje sërish ato do të jenë legjitime. Ambasadori amerikan ka zhvilluar më herët takime të ndara edhe me dy deputetet e PD, Jozefina Topali dhe Majlinda Bregu.

Ditën e djeshme, Mediu zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm në Kryeministri, Ëngjëll Agaçi.