Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Rama i paraprin mesazhit të Metës, lajmëron konferencën për shtyp

Kriza politike/ Rama i paraprin mesazhit të Metës, lajmëron

Zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar një konferencë shtypi të Edi Ramës në orën 17:30, por pa dhënë detaje për temën. Megjithatë, pritet që Rama të flasë për krizën politike dhe nëse është i hapur për një marrëveshje me PD-në.

Me këtë konferencë, Rama i ka paraprirë mesazhit të Ilir Metës, për të cilin LSI ka njoftuar se do të jepet në orën 18:30.

Dita e sotme ka qenë më me pak lëvizje, ku vecohen takimet e Ramës me ambasadorin amerikan Donald Lu, dhe ai i Lulzim Bashës me ministren e Jashtme të Suedisë.

Të fundit