Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Vasili: 13 tetori, hapi i parë për zgjidhje

Kriza politike, Vasili: 13 tetori, hapi i parë për zgjidhje

Nënkryetari i LSI-së në një dalje për mediat u ndal te kriza politike në vend.  Për Vasilin 13 tetori, data e re e zgjedhjeve e dekretuar nga Meta është hapi i parë i zgjidhjes së krizës.

Më tej Vasili i bëri thirrje KQZ-së që të hapë procedurat për regjistrim.

"Kjo ditë do të duhet të shërbejë si momenti i daljes nga kriza dhe ndaj kësaj date nuk mund të ketë asnjë shmangie nga askush dhe asnjë parti apo institucion. I bëj thirrje nga sot në mënyrë të qartë publike dhe të fortë KQZ-së të shpallë hapjen e procedurave për zgjedhjet e 30 qershorit.

Çdo tavolinë dialogu nuk është asgjë, nuk është asnjë sakrificë por është një detyrim. Çdo instrument që na çon tek kjo zgjidhje e shpejtë dhe efikase është pikërisht ajo që duan dhe presin shqiptarët"-deklaroi Vasili.

 

Të fundit