Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Zogaj evidenton gabimet dhe meritat e presidentit Meta

Kriza politike, Zogaj evidenton gabimet dhe meritat e presidentit Meta

Analisti Preç Zogaj ka pritur më shumë ndërhyrje nga presidenti Ilir Meta për të zgjidhur krizën politike, që filloi në mes të muajit shkurt. Sipas analistit, kreu i shtetit duhet të komunikonte me palët politike përmes rrugëve zyrtare dhe jo përmes deklaratave në gazeta, siç ka pranuar ai vetë.

“Mendoj se Meta ka bërë një përpjekje për ta relaksuar krizen, natyrisht ka hyrë ne lojë me vonese. Vonesa e ka paragjykuar aksionin e tij. Presidenti duhet të komunikonte zyrtarisht me palet me letra, jo siç ka thënë se iu jam referuar deklaratave te tyre (palëve politike) nepër gazeta; nuk punon shteti keshtu”, insiston Zogaj në studion e A2 CNN.

Kur pyetet për Komisionin Hetimor, Zogaj mendon se presidenti nuk rrezikon të shkarkohet, pasi nuk ka kryer ndonjë shkelje penale. “Mendoj se presidenti ka berë të vetën, por nuk besoj se ka bërë shkelje penale për zgjedhjet, për të cilat pretendohet të shkarkohet”, përfundoi Zogaj.

Meta ka konfirmuar praninë e tij në komisionin hetimor të hënën në orën 10:00, ku do tu përgjigjet pyetjeve të tëtë deputetëve, anëtarë të komisionit.

Të fundit