Flash News

KRYESORE

Kriza prej Covid-19/ Ahmetaj: Nga maji përfitojnë edhe 1200 të papunë

Kriza prej Covid-19/ Ahmetaj: Nga maji përfitojnë edhe 1200 të

Ministri i koordinuar për situatën e emergjencës së COVID-19 Arben Ahmetaj, nga foltroja e Kuvendit sqaroi edhe njëherë dy paketat e qeverisë për situatën me Covid-19 dhe personat që përfitojnë prej tyre.

Ai njoftoi se shifra e avancimit të buxhetit nga të dyja paketat shkon 7 miliard lekë. Ahmetaj tha se nga paketat përfitojnë 310 familje.

Duke dhënë sqarimet përkatëse për secilën paketë, Ahmetaj njoftoi se për ata individë që përifojnë paketën e papunësisë, nga maji do të përfshihen edhe 1200 persona të tjerë.

Shifra e avancimit të buxhetit nga të dyja paketat shkon 7 miliard lekë. Nga paketat përfitojnë 310 familje.

Paketa e parë fokusohet te biznesi i vogël i ndaluar për të punuar, dhe prek të punësuar edhe vetëpunësuar.

Një pjesë e tyre rezulton si e punësuar, por pa pagesë. Megjithatë qeveria i ka kaluar pagën minimale. Paketa e fokusuar tek 70 mijë familje, që u është dyfishuar pagesa e ndihmave ekonomike.

Pjesë e paketës janë e të papunët që përfitojnë pagesë papunësie. Edhe për ta është dyfishuar pagesa e papunësisë. Ndërkohë në  zyrat e punës sot ka një fluks me numra në rritje që aplikojnë për pagesë papunësie.

Në maj do të ketë brenda grupit që përfitojnë paketë papunësie edhe për 1200 persona.

Paketa e dytë do ti shërbejë një numri të madh të papunësh që për arsye që ekonomia e tyre është ngadalësuar edhe është kthyer një qytetar në pritje nga buxheti i shtetit.

Instrumenti i garancisë është që të paraqiten në banka. Përderisa situata është dinamike dhe buxheti është dinamik. Shumë kush u tall me armikun e padukshëm, por pasojat janë të dukshme”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit