Flash News

KRYESORE

Kriza te Bayerni, Coutinho sulmohet nga ish-lojtari

Kriza te Bayerni, Coutinho sulmohet nga ish-lojtari

Bayern Munchen po kalon një moment të vështirë dhe Philippe Coutinho nuk bën përjashtim nga situata. Braziliani i huazuar nga Barcelona e nisi mirë sezonin, ndërsa tani po has vështirësitë e para.

Sulmuesi është kritikuar nga ish-lojtari i Liverpool-it dhe Bayern Munchen-it, Dietmas Hamann. Ky i fundit mendon se lojtari po vuan dhe se nuk do ta ketë të lehtë në "Allianz Arena".

“Coutinho është në huazim për 1 vit, luajti disa ndeshje me Bayern dhe sipas meje nuk mund të shohësh asnjë përmirësim në performancën e tij. Ajo që më bezdis edhe më shumë është kur sheh këtë futbollist që nuk është I kujdesshëm. Nëse humbet topin ai mund të jetë shumë i frikësuar dhe në ankth gjatë 90 minutave”, - deklaroi ndër të tjera Hamann, sipas medias spanjolle “Sport”.

Të fundit