Flash News

KRYESORE

Kriza tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo gjen “fajtorin”

Kriza tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo gjen “fajtorin”

Humbja e papritur ndaj Girona dhe ajo ndaj Totenham kanë sjellë pakënaqësi tek lojtarët e Real Madrid.

Në një intervistë për madrilenen “AS”, portugezi Cristiano Ronaldo është shprehur se shitja e lojtarëve kyç po sjellë vështirësi  në arritjen e rezultatit nga skuadra. Ronaldo përmendi largimin e Pepe, James Rodrigez dhe Alvaro Moratës.

“Humbjet kanë ardhur për shkak se ekipi është mësuar të fitojë dhe disfata ndaj Gironës e ka demoralizuar. Eshtë një brez i ri dhe këto ndryshime priteshin . Të gjithë lojtarët që u larguan këtë verë na bënë më të fortë. Nuk është justifikim, por lojtarët si Pepe, James, Morata … na kanë bërë më të fortë. Djemtë janë e ardhmja, por ata janë të rinj dhe kjo tregon përvojën”, ka përfunduar portugezi.

Të fundit