‘Krizë e rëndë politike dhe institucionale’/ Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Presidenca ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e sotme, në orën 18:30.

Konferenca vjen pas përplasjeve të ditëve të fundit mes Presidentit Meta me maxhorancën lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e djeshme Meta sulmoi edhe ndërkombëtarët, duke i quajtur ‘garantë të Dvoranit’, pas reagimit të ambasadës amerikane e cila sugjeroi që çështja e Gjykatës Kushtetuese të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias.

Në deklaratat për mediat Meta ka folur edhe për mundësinë e shpërndarjes të Parlamentit, duke theksuar se vendi është në krizë të rëndë politike dhe institucionale.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se pas fjalimit në orën 18.30 Presidenti Meta do ketë dhe një reagim për deklaratën e DASH.