Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Qeveria Rama dhe departamentet e saj janë munduar të tregojnë shkujdesje rreth lëvizjes ekstreme politike të opozitës. Kryeministri është shfaqur i pagatshëm për t'i dhënë betejë kundërshtarit politik, duke urdhëruar të vetët që të mos ulen në studiot e debatit politik përballë ish-deputetëve apo eksponentëve të tjerë demokratë.
Para kësaj shenje shpërfilljeje ka ardhur një tjetër, që ka të bëjë me parlamentin, apo ngutin me të cilin Ruçi dhe administrata e tij i kanë paraqitur KQZ-së vakancat e krijuara pas tërheqjes së opozitës, duke kërkuar plotësimin e tyre.
Shtypi pranë qeverisë është munduar t'i mëshojë kësaj duke e shfaqur si mosshqetësim të Ramës i cili, sipas tyre, buron nga legjitimiteti dhe mbështetja ndërkombëtare e këtij legjitimiteti.
Ndërkombëtarët ndërkohë kanë bërë deklaratat e tyre të të stilit default (të gatshme). Pa dyshim ata e kanë dënuar aktin e paprecedent të opozitës, por edhe i kanë shkuar në zyrë si kryeministrit në detyrë ashtu dhe kryeministrit-hije. Një prej anëtarëve të delegacionit të PE, gjatë një konference për shtyp pas turit në Tiranë, tha se ata nuk do të luajnë rolin e negociatorit mes palëve dhe se ky është një problem i brendshëm.
Kjo 'tërheqje' e ndërkombëtarëve ngjan si 'teprim', po të kesh parasysh se dy ngjarje të jashtëzakonshme politike janë në prag dhe presin konkludime. Zgjedhjet e 30 qershorit, si edhe një vendim i KE dhe i Këshillit të Ministrave të BE për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
Rrjedhimisht, 'shkujdesja', si e qeverisë ashtu edhe ndërkombëtarëve, ka gjasa të jetë e lidhur pikërisht me 'humbjen'. Të dy palët e dinë se çelja e negoicatave, edhe pa opozitën e dalë jashtë sistemit do të qe një iluzion. Siç kuptojnë edhe se, opozita nuk mund të dalë vetëm përgjysmë prej sistemit (pra të jetë pak shtatzanë) duke lënë parlamentin, por duke respektuar 'parlamentet lokale' (këshillat bashkiakë). A nuk janë edhe kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë pjesë e të njëjtit 'sistem zgjedhor' të cilin opozita e sheh si të prishur, të kapur dhe të infektuar?
Në të njëjtën kohë, si qeveria dhe të huajt e dinë se lëvizja ekstreme e opozitës kërkon një reagim ekstrem i cili do përpunuar në kohë. Nuk është halli për të shpëtuar 'fytyrën e opozitës', por të tyren duke qenë se dalja e pakicës nga sistemi, pavarësisht propagandës, flet më shumë për sistemin vetë sesa për pakicën. Sistemi janë qeveria dhe ndërkombëtarët bashkë.
Pa harruar këtu një kontekst më të gjerë që shkon përtej Shqipërisë. Së pari, në Ballkan ku opozitat malazeze dhe serbe kanë braktisur parlamentet e tyre si reagim ndaj autoritarizmit vendas dhe shurdhërisë europiane. Një kontinent në turbulenca politike dhe shoqërore, çka e çoi presidentin francez Macron t'i drejtohej publikut europian me editorialin-manifest Të Rinovojmë Europën duhet gjithaq konsideruar pjesë e pamjes së madhe. Brexit vazhdon të jetë një Boeing 737 Max 8 që sillet e pështillet në këtë qiell të trazuar pa gjetur ende një pistë të sigurt uljeje.
Në këto kushte, qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve u duhet të veprojnë nëpërmjet taktikash, ndërkohë që hartojnë strategjinë.
Për shembull, është taktikë dhe jo strategji, mbështetja e hapur që po u japin qeveria dhe ndërkombëtarët çdo honxhobonxheje që Basha dhe Kryemadhi kanë futur në 'stolin e rezervave' të listave të kandidatëve të 2017-ës. Të dy palët e dinë se nuk ndez 'me t'shtyme' makina politike në të cilën kanë hipur një koktej piktoresk personazhesh, të cilët kanë përfituar për të dalë nga margjinalizmi nëpërmjet një deus ex machina politike që vetëm Uzina e Autotraktorëve shqiptarë mund të prodhojë.
Por, është herët për të negociuar. Kështuqë qeveria do të marrë kohën e saj gjatë së cilës do të jetë ekzigjente në propagandë, duke përfituar nga mjegullat e krizës, për të për të shtuar kapacitetet ekonomike dhe siguruar pandëshkueshmërinë e së ardhmes.
Opozita e ka hapur këtë luftë politike duke e ditur se nuk do ta ketë konsensusin e kancelarive të huaja. Konsensusi popullor, i arritur pas dorëzimit të mandateve do ta ndihmojë për të hapur edhe ato dyer që tani ngjajnë të ftohta e të verbra.
Në ndërkohë, emri i lojës është 'nuk ka krizë'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38