Flash News

KRYESORE

Krizë për ventilatorë, Anglia i kërkon “Rolls-Royce” prodhimin e tyre

Krizë për ventilatorë, Anglia i kërkon

Shpërthimi i koronavirusit nuk ka gjetur të papërgatitur vetëm vendet në zhvillim, por dhe ato që cikëlësohen si vende të zhvilluar. Sipas një artikulli të CNN, shumë qeveri po miratojnë masa drastike për të prodhuar më shumë ventilator, pasi pandemia e koronavirusit ka rritur kërkesën për këto pajisje në spitalet e botës. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në zgjidhje të kohës së luftës, duke përfshirë prodhuesit e makinave luksoze Rolls-Royce dhe kompaninë me vakum Dyson për të prodhuar pajisje thelbësore.

Helen Meese, nënkryetare e departamentit të inxhinierisë biomjekësore në Institutin e Inxhinierëve Mekanikë, tha për CNN Business se kishte "një nevojë të madhe" për ventilatorë, veçanërisht pasi bota përgatitet për "mungesë të madhe të këtyre pajisjeve gjatë javëve të ardhshme”. OBSH ka nxitur të gjitha vendet që të bëjnë të mundur pajisjet e ventilimit të mushkërive, që ndihmojnë ose zëvendëson funksionet e frymëmarrjes për pacientët me sëmundje kritike, duke pompuar oksigjenin në gjak për të mbajtur organet në funksion.

Kur Kina u përball me kulmin e pandemisë të koronavirusit, ajo kërkoi ndihmë nga vende të tjera të botës. Departamenti i pajisjeve industriale në Kinë tha se kishte prodhuar më shumë se 15,000 ventilatorë dhe po krijonte "kanale të përshpejtuara" për të importuar më shumë.

Tani që epiqendra e shpërthimit është zhvendosur në Evropë, Kryqi i Kuq Kinez po transporton furnizime në Itali, ku ka pasur 31,000 raste dhe më shumë se 2.500 vdekje. Të martën, media shtetërore kineze raportoi se një ekip i dytë kishte udhëtuar në Itali me 30 ventilatorë pulmonarë, 200,000 maska ​​dhe 9 ton furnizime të tjera.

Vende në të gjithë botën tani janë në kërkim të mënyrave për të rritur shpejt furnizimin e ventilatorëve. Kreu i agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve të mërkurën bëri thirrje për më shumë ventilatorë për të luftuar koronavirusin, ndërsa zyrtarët e Neë York thanë që shteti po kërkonte në “mënyrë të dëshpëruar” mjete shtesë.

Të fundit