Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kroacia ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel për letërsinë, shkrimtarit austriak Peter Handke. Zagrebi ka njoftuar se do të bojkotojë ngjarjen sepse i austriaku ka ngjallur debate me admirimin që ka treguar karshi “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka vendosur që ambasadori i Kroacisë të mos marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel në Stokholm, për shkak të ndarjes së çmimit për personat e angazhuar politikisht në mbështetjen e politikës së madhe serbe të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar”, njoftoi Ministria e Jashtme e Kroacisë.
Kështu, pas Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, edhe Kroacia ka vendosur mospjesëmarrjen.
Më përpara, edhe Afganistani lajmëroi se për të njëjtën arsye nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni. Handke në intervistat e mëparshme ka deklaruar se kurrë nuk e besonte se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.