Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kroacia i gjendet pranë Shqipërisë në këto momente të vështira. Qeveria kroate ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë ndihma humanitare me vlerë 135 mijë euro (1 milionë kuna) për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Pas vendimit tonë të dy ditëve më parë për të dërguar në Shqipëri anëtarët e një ekipi të ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile, të ngarkuar me operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, sot ne po marrim një vendim, pas konsultimeve me qeverinë shqiptare, për të dërguar ndihma humanitare në shumën afërsisht një milion kuna”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Kreu i qeverisë shtoi se Kroacia do të dërgojë tenda, gjeneratorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe të marrë vendime të mëtejshme për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të katastrofës së rëndë natyrore në Shqipëri.”